Taravari, ata që shkojnë në punë, nuk do të largohen

25.06.2024 17:37

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se balancuesi do të shfuqizohet, ndërsa barazia etnike në punësime do të arrihet përmes zbatimit të Ligjit për përfaqësim të barabartë.

Sa i përket krijimit të ministrive të reja, do të bëhet sistematizim i të punësuarve atje ku ka nevojë.

Ata që nuk punojnë dhe marrin paga, do të përjashtohen nga puna, tha Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

“Ne jemi marrë vesh, e para duhet të sjellim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe pas asaj do ta heqim balansuesin. S’ka nevojë për balansuesin kur të ketë ligj. Të gjithë njerëzit që shkojnë në punë askush nuk largohet, ju garantoj. Ata që nuk shkojnë në punë ato po. Sistematizim të të punësuarve do të ketë në institucionet ku ka nevojë. Kështu që të jeni të sigurtë se njerëzit të cilët janë të punësuar, punojnë, asnjëri prej atyre nuk do të largohet” – tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.