Seri sulmesh mbi Rripin e Gazës, Izraeli shënjestron edhe pjesëtarët e UNRWA-së

25.06.2024 18:48

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet në rajonin Rafah....

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet në rajonin Rafah në jug të Rripit të Gazës, dhjetra persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Izraeli ka bombarduar edhe qytetin Khan Younis, shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.

Hamasi ka kërkuar përfundimin e përhershëm të luftimeve, një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se "faza intensive" e luftës në Gaza do të mbyllej, por lufta nuk do të përfundojë tërsisht.

"Kishte djem të rinj që dolën vullnetarë për të siguruar ushqim nga kamionët e ndihmës dhe ta dërgonin në pjesën veriore. Pasi atje ka mungesë ushqimi dhe njerezit vdesin nga uria. Këta djem të mirë, ishin duke ngrënë dhe pushonin  në momentin që u sulmuan nga bombat izraelite.” – tha Uousserf, një banor i Khan Yunis.

"Çfarë bëri ai? Ai është një fëmijë i pafajshëm 12-vjeçar. Ai nuk bëri asgjë. Ai ishte një fëmijë i kujdesshëm, që ecte dhe lexonte Kuran. Oh, i dashuri im, nipi im, Zoti të zgjodhi ty, i dashuri im.” – ishin fjalët e palestinezes Fatima Ebu Taha, që humbi nipin e sa 12 vjeçar.  

Ushtria izraelite bombardoi edhe kampin e refugjatëve Al-Shati si edhe dy shkolla të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) që përdoreshin si qendra strehimi në lagjen Al-Daraj.

Të paktën 11 palestinez u vranë dhe disa anëtarë të UNRWA-së.

"Gjatë 30 viteve punë humanitare, nuk kam parë kurrë një punë të tillë humanitare. Mospërfillja për të mbrojtur punëtorët humanitar, objektet për streimin e civilëve dhe operacionet që duhet të zhvillohen sipas ligjit ndërkombëtar. Bërja e një syri qorr ndaj këtyre sulmeve përbën një precedent të rrezikshëm, për të çmontuar UNRWA-n me qëllim të ndryshimit të parametrave të vendosur politikë për paqen në territorin e pushtuar palestinez. Kjo përpjekje përfshin një propozim legjislativ që synon të minojë operacionin tonë duke kërcënuar dëbimin nga kompleksi ynë dhe duke e etiketuar UNRËA-në si një organizatë terroriste.” – u shpreh Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, deri më tani janë vrarë rreth 38.000 palestinezë, shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)