Botë

Ankara, spastrime në Policinë turke

16.04.2015 17:57

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit kontestues për Siguri të Brendshme, i cili është miratuar në parlament pas diskutimeve të tensionuara...

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit kontestues për Siguri të Brendshme, i cili është miratuar në parlament pas diskutimeve të tensionuara, ka filluar spastrim i madh në Policinë turke, shkruan gazeta "Hyriet".

Në seancën e Këshillit të Lartë të Policisë, nën kryesimin e shefit të policisë, Mehmet Xhelaletin Lekesiz, e cila filloi të hënën, është marrë vendim për dërgimin në pension të 1.150 nga 1.725 shefa të policisë nga shkalla e parë.

Në seancën, e cila vazhdon edhe sot, pritet të merret vendim për pensionimin e gjithsej 3.500 shefave të policisë.

Sipas burimeve të policisë, shefat e pensionuar në pjesën më të madhe kanë qenë të ndërlidhur me të ashtuquajturën "strukturë paralele", term të cilin e përdor pushteti për ithtarët e lëvizjes së dietarit mysliman, Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA dhe i cili është infiltruar në organet shtetërore me qëllim që të përgatisë komplot kundër qeverisë.