Botë
Takimi Kurti-Vuçiq, Server: Serbia s’ka gatishmëri për normalizim
26.06.2024 13:59
Pas më shumë se nëntë muajsh, apo për here të parë pas sulmit të një grupi të armatosur serb më 24 shtator të vitit të kaluar...

Pas më shumë se nëntë muajsh, apo për here të parë pas sulmit të një grupi të armatosur serb më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të veriut të Kosovës, në Bruksel po takohen sod kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve. Fillimisht Borrell priti kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar me pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në fund të takimeve dypalëshe pritet të kalohet në takim trepalësh BE-Kosovë-Serbi.
Derisa Kurti dhe Vuçiq rikthehen në tavolinën e dialogut në Bruksel, analisti amerikan Daniel Server në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, theksoi se, dialogu teknik ka qenë më produktiv sesa ai politik. Server poashtu vlerëson se Serbia ka bërë gjithçka që të pengojë njohjen e Kosovës.
“Nga perspektiva e profesorit mund të them se nuk ka alternativë më të mirë sesa një raport paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës. Fqinjët nuk e kanë privilegjin e injorimit nëse duan siguri dhe prosperitet. Që nga vitit 2013 ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes teknike, mirëpo nuk ka pasur pothuajse asnjë sa i përket arritjes së normalizimit. Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës. Është me rëndësi të dihet se marrëveshjet vlejnë për të dyja palët. Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik. Duket se nuk ka gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi. Edhe nëse Beogradi i mbush obligimet sipas marrëveshjes së vitit 2013, do të doja qe edhe Prishtina ta bëjë këtë. Por nuk do të ndodhë në kushtet politike aktuale.”, tha analisti amerikan Daniel Server.
Një ditë para se të udhëtojë në Bruksel, kryeministri i Kosovës Kurti ka deklaruar se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale dhe aneksin e zbatimit të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen de-fakto, së paku në qendër. Kurti pret që takimi i sotëm të jetë në funksion e rikapitullimit të këtij procesi.
GYLTENE SINANI
