Maqedoni
Anketa IPIS: Mickoski-politikani më i pëlqyer
26.06.2024 14:16
Hristijan Mickoski është politikani tek i cili qytetarët kanë besim më të madh...

Hristijan Mickoski është politikani tek i cili qytetarët kanë besim më të madh, tregon sondazhi i fundit i Institutit për Hulumtime Politike i kryer përmes telefonit me 1089 të anketuar të rritur në periudhën 18-21 qershor 2024. Sipas anketës, më shumë se gjysma e të anketuarve presin që qeveria e re të jetë më e mirë se ajo e mëparshme, një e treta kanë një mendim pozitiv për përbërjen e qeverisë së re dhe nëse do të kishte zgjedhje, VMRO-DPMNE do të fitonte numrin më të madh të votave.
Në pyetjen se tek cili politikan keni më shumë besim, 27,8 për qind kanë zgjedhur Hristijan Mickoskin, 8,4 për qind për Ali Ahmetin, 4,8 për qind për Maksim Dimitrievskin, 3,3 për qind për Dimitar Apasiev, 2,5 për qind për Stevo Pendarovski, Branko Crvenkovski, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti nga 2,2, Afrim Gashi, Arben Taravari dhe Dimitar Kovacevski nga 1,8, Zoran Zaev 1,7 dhe Nikolla Gruevski 0,9 për qind e të anketuarve. 25.9 për qind e të anketuarve nuk besojnë në asnjë politikan.
Se struktura e re qeverisëse e VMRO-DPMNE, VLEN dhe "E di" do të jetë më e mirë se ajo e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, besojnë 55.8 për qind e të anketuarve, 11.1 kanë mendim të kundërt, 21.9 janë përgjigjur se do të jetë e njëjtë, dhe nuk e di ose nuk kam përgjigje 11.2 për qind.
Nëse javën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, 28 për qind e të anketuarve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, për LSDM-në 10,1 %, për BDI-në 8,9, për VLEN 7,8, për partin "E majta" 4,7 dhe për Lëvizjen "E DI" 3,1 për qind.
FLORIJE BELULI KAMBERI
