Maqedoni
Kontesti Maqedono - Bullgar, Radev: Mickoski me politika anti-evropiane
26.06.2024 14:41
Sofja zyrtare me reagime të ashpra ndaj Shkupit sa i takon tejkalimit të kontestit maqedono bullgar....

Sofja zyrtare me reagime të ashpra ndaj Shkupit sa i takon tejkalimit të kontestit maqedono bullgar. Presidenti Rumen Radev është shprehur kundër negociimit të sërishëm të marrëveshjes kornizë duke fajësuar qeverinë Mickoski se po zhvillon politika anti-europiane se po mohon ekzistencën e minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo politikë është e drejtuar direkt kundër parimeve dhe vendimeve evropiane, të cilat janë miratuar me konsenzus nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, kundër obligimeve ndërkombëtare të cilat i ka marrë përsipër Maqedonia e Veriut.”, tha presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.
Borisov: I gatshëm për takim me mickoskin
Pas qëndrimit të kryeministrit Mickoski se nuk pranon të ndryshojë kushtetutën nën diktatin bullgar, ka regauar edhe kryetari i partisë GERB dhe fituesi i zgjedhjeve në Bullgari Bojko Borisov. Ai thotë se nuk mund të ndryshohet marrëveshja kornizë dhe nëse formon qeveri, do të thërasë takim me Mickoskin.
“Pa mbështetjen tonë dhe të Greqisë, Maqedonia e Veriut nuk ka shanse për BE-në. Tani duhet të jenë të përgjegjshëm.”, tha kryetari i GERB Bojko Borisov.
Mickoski: Negociimi, rrugë me dy kahje
Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet i gatshëm për të negociuar me Borisov. Ai mbështet respektimin e marrëveshjeve, por sipas tij kjo duhet të paraqesë rrugë në dy kahje.
“Ekziston pakicë maqedonase në Bullgari, janë sjellur 14 akt vendime nga gjykata evropiane për të drejtat e njeriut, të cilat thonë se ekziston pakicë maqedonase në Bullgari, drejta e të cilëve për tu organizuar në organizata joqeveritare, jo të futen në kushtetutë, për fat të keq nga politikanët sikurse zotëri Radev, është e pamundur.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Marrëveshjet ndërkombëtare të RMV-së, Brukseli kërkon respektimin dhe zbatimin e tyre
Trysnia për respektimin e marrëveshjeve të vendit jo vetëm me Bullgarinë por edhe Greqinë erdhi edhe nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës.
“Mendoj se duhet të përcjellim porosi të qartë. Nga qeveria e re e Maqedonisë kërkojmë të respektoj obligimet ndërkombëtare që u nënshkruan nga qeveria paraprake, me të vërtetë të përmbushet Marrëveshja e Prespës, mos të vehet në pikëpyetje marrëveshja për emrin e Maqedonisë së Veriut, i cili është zgjidhur, dhe mos të ndërpirtet dialogu me Bullgarinë, që të zgjidhet gjendja e minoritetit bullgar në Maqedoni.”, tha eurodeputeti italian Pjero Fasini.
Bashkimi Evropian konsideron se ndryshimet kushtetuese janë të patrjetërsueshme që vendi të haprojë drejt Unionit.
MERALE ISMAILI
