Maqedoni

Specializantët privatë dhe infermierët kërkojnë kushte më të mira

26.06.2024 14:54

Kuadri medicinal ende është problem në vendin tonë, specializantët privatë nuk tërhiqen nga kërkesat për kushte më të mira...

Kuadri medicinal ende është problem në vendin tonë, specializantët privatë nuk tërhiqen nga kërkesat për kushte më të mira, infermieret ankohen për barrë të madhe që kanë dhe kërkojnë zgjidhje që të mos largohen nga vendi. Gjatë ditës së djeshme specializantët privatë kanë dërguar kërkesë në minsistrinë e shëndetësisë që të takohen me ministrin  Arben Taravari që të zgjidhet statusi i tyre, tu rriten shtesat, si dhe të kyçen sa më parë në sistemin e shëndetësisë.
 
“Pas takimit presim që të rriten shtesat mujore, që për mometin i kemi 26 mijë denarë, dhe të bëhet në nivel të pagës mesatare të mjekut në shëndetësinë publike. Kërkojmë sigurim shëdetësor për specializantët privatë që nuk e kanë. Paralelisht me këto të fillojë procesi i transformimi i specializimeve tona nga ajo private në shtetërore gjegjësisht të fillojë procesi punësimi i specializantëve private.”, tha Kristina Ceshllaroska, përfaqësuese e specializantëve privatë.
 
Në institucionet publike shëndetësore me vite ka mungesë të infermiereve, sidomos mungesë të theksuar ka në Klinikën e Onkologjisë. Edhe nga Unioni i infermierëve  duan që  javën e ardhshme të takohen me ministrin Taravari që t’i zgjidhin problemet e tyre.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI