Sindikata e Policisë, kallëzim penal kundër ish ministrit, O.S
Sindikata e Policisë në Maqedoni...

Sindikata e Policisë në Maqedoni ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Danica Çadieva, kryetare aktuale e Komisionit për procedurat e punësimit në shkallë të dytë.
Sindikata i akuzon të njëjtit se kanë larguar në mënyrë të paligjshme një punonjës në MPB-së.
“Për shkelje të lehtë të disiplinës së punës, i padituri i parë në cilësinë e ministrit ka hartuar vendim që nuk i është lejuar ta hartojë në asnjë rast dhe pas kësaj ka përpiluar vendim me të cilin е ka shkarkuar punonjësin V.R.. E paditura e dytë, në cilësinë e kryetares së komisionit përkatës, pas shqyrtimit të ankesës, ka përgatitur vendim me të cilin ankesën e ka vlerësuar si të kundërligjshme dhe të pa bazë. Kërkojmë që PTHP - Shkup ta marrë parasysh këtë dhe të gjitha raportet tona të mëparshme, t’i shqyrtojë seriozisht dhe në fund të fillojë procedurë kundër këtyre personave” – tha Kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Orce Kocevski.
Nga kjo sindikatë kanë akuzuar ish ministrin e brendshëm Oliver Spasovki, se gjatë tre viteve të fundit në mënyrë të paligjshme janë dhënë rreth 25 mijë vendime ku sipas tyre e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 25 milion euro. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
