Maqedoni

Revizioni i ESHR-së për Ministrinë e Transportit, Nikolloski: Të hetohet puna në dy ndërmarrjet

26.06.2024 15:50

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski akuzoi ish-qeverisjen e kaluar...

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski akuzoi ish-qeverisjen e kaluar se në mënyrë të pa përgjegjshme është sjellur me parat e shtetit dhe të kredive ndërkombëtare me të cilën është dashur të realizohen projektet kapitale infrastrukturore në vend. Nikolloski duke u thirrur në revizionin e fundit të Entit Shtetëror për Revizion akuzoi se në të shumtën e rasteve janë rritur vlerat për zbatimin e këtyre projekteve sidomos për ndërtimin e linjës hekurdhore drejtë Bullgarisë. 
 
“Sa i përketë linjës hekurdhore në drejtim të Bullgarisë sot dëshirojë të hap çëshjen më të madhe më thelbësore a ajo është faza e tretë të koridorit 8. Sipas marrëveshjes blaterale të nënshkruar mes BE-së dhe Maqedonisë, vlera e përcaktuar e kësaj marrëveshje është 340 milion euro. Enti Shtetëror për Revizion vlerëson se deri në ditën e revizionit vlera është rritur në 560 milio euro, që paraqet rritje të 220 milion euro. Projekti paraqet ndërtimin e linjës hekurdhore prej 23.4 kilometra hekurudh dhe nëse përllogaritni një kilometar hekurudh kushton 24 milion euro, që bindshëm është kilometri më i shtrenj hekurdhor në suaza botërore.”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski.
 
Sipas Nikolloskit, qeveria e kaluar në periudhën parazgjedhore ka shpallur procedurën tenderuese për këtë projekt, për të cilën afati për dorëzimin e ofertave përfundon më 26 qershor. Nikolloski poashtu tha se autostrada e pa perfunduar Gradsko - Drenovë paraqet rrizik për të dëmtuar buxhetin e shtetit pasi që i njëjti nuk është ende i përfunduar dhe shteti ndoshta do të duhet të paguaj penale. Ai fton organet e hetuesisë të marrin raportin e Entit Shtetëror për Revizion dhe ti  hetojnë këto ndërmarrje. 
 
“Shihni se gjthkun po i risin vlerat e çmimeve këtu shihni se për 76 milion euro është rritur çmimi që do të thotë ndërtimi 1 kilometar rrugë drejtë Kosovës do të kushtojë 20 milion euro sipas ndërmarrjes publike Rrugët Shtetërore që konsiderojë që duhet të jetë motiv shtesë Prokurori Publik të hy në NP “Rrugët shtetërore” por edhe të NP Hekurudhat e Maqedonisë- infrastruktura dhe të hetohen veprimet e tyre.”, u shpreh Nikolloski. 
 
Nikolloski paralajmëroi se do të rishikohen të gjitha mundësitë për ti vënë në funksion të plotë  linjat egzistuese hekurdhore në periferi, me të cilën qytetarët e zonave për rreth Shkupit do të mund të udhëtojnë përmes transportit hekurdhor drejtë kryqytetit.
 
REXHEP QAMILI