Ekonomi

Korça dhe Gostivari, projekte të përbashkëta zhvillimore

16.04.2015 18:06

Zhvillimi i turizmit dhe rritja ekonomike në rajonin e Korçës në Shqipëri dhe e Gostivarit në Maqedoni ishte në qendër të një aktiviteti të sotëm me karakter ndërkufitar...

Takimi, i cili zhvillohet në kuadër të projekteve IPA, kishte në qendër të tij pikërisht turizmin, duke qenë se ndodhemi në prag të sezonit turistik. 
 
Aida Kristo, menaxhere e projektit thotë se ky projekt dyvjeçar, ku përfshihet Korça dhe Gostivari, synon rritjen e impaktit të zonave turistike tek vizitorët dhe pushuesit që zgjedhin këto destinacione. Por, si do të realizohet një gjë e tillë?
 
Vit pas viti interesi i turistëve për rajonin juglindor ka ardhur në rritje, kjo edhe për shkak të potencialeve të shumta që ofron në turizmin malor dhe ujor. 
 
LULJETA NDOKA