MASH promovon ditarin e ri elektronik, do të shmangen mangësitë e evidentuara

26.06.2024 16:20

Ministria e Arsimit dhe Shkencës...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës promovoi  sistem të ri informativ për menaxhimin e arsimit, i cili përfshin ditar të ri elektronik që do të kapërcejë sfidat me të cilat janë përballur arsimtarët  në të kaluarën. 

Zgjidhja e re softuerike u  financua me mjete nga fondet IPA të Bashkimit Evropian. Pas përfundimit të plotë të fazës së testimit, do të vijojë procesi i kalimit të të dhënave nga ditari aktual në ditarin e ri elektronik, si dhe vendosja e të dhënave shtesë në softuer nga shkollat.

Sipas MASH në ditarin  e ri elektronik do të shmangen shumë mangësi të evidentuara nga ditari i mëparshëm.

“Në E-ditarin e mëparshëm  për shkaqe të panjohura mungesat  fshiheshin gjë që është e patolerueshme, poashtu ndodhte që disa nota të ndryshohen,  tani një gjë e tillë nuk do të mund të realizohet. Do të fillojë të implementohet kur të përfundojë periudha e testimit dhe deri atëherë do të funksionojë ditari i vjetër. Do të mundohemi të njejtën gjë ta bëjmë edhe për kopshtet,  sepse projekti i kësaj qeverie është që kopshtet të jenë nën ingerencën e Mashit,  por nuk e di se kur do të ndodh një gjë e tillë,  sepse po bëhen restkruktuime të shumta që janë në dobi të qytetarëve, që të mund të kemi një sistem integral arsimor.” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Janevska më tej shtoiu se po kërkohen edhe mënyra për ndryshimin dhe plotësimin e konceptit të arsimit fillor,  duke dëgjuar qëndrimet  e arsimtarëve por dhe prindërve . Poashtu kanë filluar edhe negociata me Sashk për përmirësimin e kushteve për të gjithë të punësuarit në kuadër të procesit arsimor.

“Ne premtuam se deri në fund të mandatit do ta nënshkruajmë marrëveshjen kolektive dhe kjo do të ndodh, por vecmë kemi filluar të mendojmë se si do të vijojnë rritjet  e pagave gjatë këtyre viteve deri në nënshrimimin e marrëveshjes kolektive. Sa u përket studentëve fillimisht duhet të bëjmë rebalans të buxhetit në korrik, por poashtu nuk është paguar edhe ndihma për nxënësit andaj j u lus për durim,  gjithçka do të zgjidhet por e dini për dy ditë nuk mundet dhe premtimet do ti relaizojmë.” – deklaroi Janevska.  

Sipas Janevskës prioritet  do të ketë  edhe mësimi tërditor në shkollat ku ka mundësi hapsinore, në shkollat profesionale do të mundësojmë mësim cilësor praktik  dhe gjatë  javë së ardhshme do të ketë takime edhe me udhëheqësinë e universiteteve që të dëgjohen për së afërmi kërkesat e tyre. (Flutura Latifi, TVM2)