Moti i stuhishëm, dëme të shumta në Shkup, Kumanovë, Tetovë

27.06.2024 12:47

Rajoni i Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës....

Rajoni i Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës mbrëmë sërish pësuan dëme përshkak të motit me shi dhe stuhi. Nga këto tri qytete, janë pranuar dhe vazhdojnë të pranohen thirrje në numrin e vetëm emergjent 112 në QMK, për sipërfaqe të përmbytura.

Janë përmbytur oborre, bodrume, shtëpi, janë evidentuar  pemë të rëna, shtylla, shtëpi të dëmtuara, llamarina të shkëputura, ulluqe, çati të dëmtuara dhe  makina të dëmtuara.

QMK Tetovë njofton se pas reshjeve të dendura të shiut, në formë stuhie, në shtabin e krizave të Komunës së Tetovës janë marrë të dhëna për bllokimin e rrugës lokale për fshatin Vejcë të Sharrit, si dhe për rrugën afër kazermës së Tetovës, e cila është e mbushur me ujë, ndërsa sasi e madhe uji ka hyrë në shtëpi private në oborre dhe bodrume.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, deri ditën e premte do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët, i paqëndrueshëm dhe pak më i freskët me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.