KRRE, pritet çmim i ri i energjisë elektrike
27.06.2024 11:57
Komisioni Rregullator i Energjetikës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës pritet të shpallë çmimin e ri të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku.
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë , Bislimoski, pohon se çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri nuk do të rritet për më shumë se një për qind.
Ai theksoi se në periudhën e kaluar një numër i madh i konsumatorëve të vegjël kaluan në tregun e lirë të energjisë elektrike ku, siç tha ai, ka kushte të favorshme dhe çmimet janë më të ulëta se ato të furnizuesit universal.