Moska shkatërron 7 dronë ukrainas
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore...

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan shtatë dronë ukrainas që fluturonin mbi rajonet ruse, përfshirë rajonin e Moskës.
Kështu raporton Tass, duke iu referuar burimeve nga Ministria ruse e Mbrojtjes. “Mbrëmë përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist, duke përdorur mjete ajrore pa pilotë në objekte në territorin e Federatës Ruse, u ndalua.Ata ishin katër dronë të shkatërruar në territorin Tverskaya, dy në territorin e Moskës dhe një në rajonin e Belgorodit” .
Ndërsa sot, BE-ja do të nënshkruajë një marrëveshje sigurie me Ukrainën, në të cilën ata angazhohen për të vazhduar dërgimin e armëve, ofrimin e trajnimit ushtarak dhe llojeve të tjera të ndihmës ushtarake në vitet e ardhshme.
BE gjithashtu ra dakord të prezantojë një paketë të re sanksionesh kundër Bjellorusisë.
