Qeveria e re, Mucunski: Integrimi i vendit, prioritet kryesor
Anëtarësimi i plotë i vendit në BE...

Anëtarësimi i plotë i vendit në BE si dhe gjithë procesi euro-integrues i mbetët një ndër top prioritetet më të rëndësishme të qeverisë së re, tha pas përfundimit të vizitës së parë në Bruksel, ministri i punëve të jashtme dhe tregëtisë Timço Mucunski.
Ai tha se këtë gatishmëri institucionale dhe shtetërore ua ka shprehur të gjithë përfaqësuesëve të BE-së të cilët i ka takuar dhe se bashkërisht do të përpiqet të realizojë ëndrrën e çdo qytetari për t’u integruar vendi në BE.
“Mund të konkludojë se vizita ime e parë këtu është e sukseshme, ku kemi shumë çka të bëjmë bashkërisht. Do të kemi shumë çështje që do të gëzohemi për suksesin e arritur, mirëpo do të kemi edhe sfida para nesh të cilat bashkërisht do të duhet ti zgjidhim. Unë para qytetarëve do të them se do të udhëheqim politikë të jashtme e cila do të jetë e fokusuar në procesin euro-integrues, mirëpo qytetarët të jenë të qetë se do të kenë Qeveri e cila parimisht do të vendos interesin shtetëror para çdo çështjeje“ – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregëti të Jashtme, Timço Mucunski.
Padyshim se sfida më e madhe në procesin euro-integrues të vendit përveç reformave janë dhe ndryshimet kushtetuese që dolën si rezulat të miratimit të konrizës së negocimit, e që janë parakushti i vetëm që BE ia kërkon RMV-së për të hapur kapitujt e negocimit.
Në këtë drejtim Mucunski thotë se qeveria do të rishikojë çdo mundësi për të rishikuar dhe bindur faktorin europian që kriteret e Kopenhagës të jenë ato që do të përcaktojnë nëse një vend ka ose jo të drejtë të anëtarësohet, ndërsa çështjet bilaterale të lihen jashtë procesit negociues.
“Kemi obligim si Qeveri që ti përmirësojmë gabimet e mëdha të politikës së dobët diplomatike të qeverisë së kaluar, të bëjmë ç’mos që gjatë mandatit që na është besaur nga qytetarët, të përmirësojmë gabimet e qeverisë që nuk i mbronte interesat kombëtare. Kemi problem objektiv që ajo Qeveri e ka krijuar dhe po, duhet gjetur zgjidhje, por zgjidhje me dinjitet. Zgjidhje që do të na jep garanca që fillimi i negociatave do të jenë në suaza të kritereve të Kopengagës dhe të Madridit dhe do të fokusuara në harmonizimin e legjislacionit të BE-së me atë vendas” – tha Mucunski.
Mucunski njëherit vlerësoi pozitivisht planin e ri të rritjes për Ballkanin Perendimor prej 6 miliard euro grante dhe kredi për të sjellur ekonomitë e rajonit më afër vendeve të BE-së. (Rexhep Qamili, TVM2)
