ASHAA-ja me hulumtim, njohuritë mbi mediat në arsimin e mesëm

27.06.2024 14:14

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele....

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele dhe disa institucione relevante me hulumtim për njohuritë mbi mediat tek nxënësit e shkollave të mesme.

Drejtori i këtij organi, Zoran Trajçevski, hulumtimin e sheh si bazë për t’u shfrytëzuar si përkrahje pë reformat në arsim  në pjesën e njohurive dhe shkathtësive mbi mediat.

“Analiza me gjendjen e nivelit të njohurive mediatike tek të miturit ka qenë i nevojshëm qysh më herët. Me këtë hulumtim agjencia siguron të dhëna relevante të cilët mund të shfrytëzohen në të gjitha reformat e mëtutjeshme. Në fakt ky hulumtim tregon rrjetin e njohurisë me media, sepse katër subjektet e involvuara në realizimin e projektit, janë anëtarë të saj: Agjencia, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Insitituti i Maqedonisë  për Media dhe projekti “Të rinjtë mendojë”.” – tha Drjetori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski.

Njohuritë mbi mediat, duhet të përfshihen edhe në sistemet e shkollimit të mesëm,  thonë nga projekti i USAID-it, “Të rinjtë mendojnë”.

“Ky hulumtim do të jetë bazë për përfshirjen e njohurive me media edhe në arsimin e mesëm, që është njëra nga reformat e ardhshme të cilat Minstria për Arsim dhe Shkencë do t’i ketë parasysh në periudhën e ardhshme.” – u shpreh Dean Dokuzovski, nga Projekti “Të rinjtë mendojnë”

Njohuritë me media janë bazë jo vetëm për mendimin kritik të nxënësve, por edhe për përmirësimin e praktikave të tyre për koncept më të mirë të informacioneve, në përgatitjen e lajmeve dhe dallimin e informacioneve të sakta dhe të pasakta, janë konkluzat e ketij hulumtimi. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)