Nga 1 korriku shtrenjtohet energjia elektrike, çmimi rritet 0.4% për 88% prej amvisërive
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjitikë, Marko Bislimoski...
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjitikë, Marko Bislimoski, shpalli çmimin e ri të energjisë elektrike për amvisëritë, i cili do të rritet nga 1 korriku i këtij viti. Për amvisëritë që konsumojnë energji elektrike në bllokun e parë nuk do të ketë ndryshim në çmimin e energjisë elektrike nga muaji i ardhshëm.
Në bllokun e dytë, çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 0,85 për qind, në bllokun e tretë do të rritet me 1,92 për qind dhe në bllokun e katërt me 1,88 për qind.
“Me vendimin e dorëzuar nga ‘EVN home’, dhe të cilin e kemi kontrolluar, për 88 për qind të amvisërive që hyjnë me konsum në bllokun e parë dhe të dytë, kostoja e energjisë elektrike do të rritet për 0,4 për qind, 8 për qind e amvisërive që kanë konsum në bllokun e tretë, kostoja e tyre e energjisë elektrike do të rritet me 0,48 për qind dhe për 4 për qind të familjeve që hyjnë me konsum në bllokun e katërt, kostoja e energjisë elektrike do të rritet me 0,57 për qind.” – tha Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Bislimoski vlerësoi se në çmimin e ri të rrymës nuk ka ndryshime reale sepse, siç tha, për shumicën e konsumatorëve, për amvisëritë rritja është nën 0,5 për qind.
“Kjo u mundësua nga fakti që i dhamë ‘EVN Home’ udhëzim që të blejë 15 për qind të sasive që nuk janë të garantuara në bursën e energjisë elektrike që funksionon në Maqedoni dhe në periudha kur çmimi i energjisë elektrike është afër çmimit që kanë ofruar Elektranat në tender apo 60 euro për megavat orë” – u shpreh Bislimovski.
Sipas KRRE –së në formimin e çmimit të energjisë elektrike kanë luajtur rol edhe ndryshimet në Ligjin për Energjetikë që Kuvendi i miratoi të martën dhe sipas tyre marzha për energji elektrike nga 11.5 u ul në 9.9 për qind. (Flutura Latifi, TVM2)