Rreshjet e mëdha të shiut dëmtuan rajonin e Pollogut

27.06.2024 15:44

Moti të mërkurën në mbrëmje në pjesët veriore të vendit...

Moti të mërkurën në mbrëmje në pjesët veriore të vendit ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, më tepër në formë stuhie, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Rajoni i Pollogut është bllokuar nga reshjet e shiut duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale, infomrojnë nga njësia e zjarrëfikësve në Tetovë.

Theksojnë se kanë kryer 12 intervenime nga vërshimët e shkaktuara.

“Nga marrja e informatës që kemi bllokim të rrugës Sellcë –Vicë, ekipet e komunës së Tetovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë pastruar rrugën dhe është e kalueshme. Dihet që nënkalimi që shpien në fshatin Falishtë, apo fshatin Strimnicë, gjatë gjithë vërshimeeve kemi bllokim të rrugës, poashtu është bllokuar edhe nga ana e policisë ajo rrugë. Ne bëjmë përpjekjet tona bashkë me punëtorët tjerë të komunës së Tetovës për ti pastruar këto dy pika më kritike që i kemi në qytetin e Tetovës. Në lagjen Dardania, rruga ‘29 Nëntori’, kemi pasur bllokim të veturave dhe kemi shpëtuar njerëz nga veturat, sepse është një pjesë e thellë dhe mund të rrezikohet jeta e njerëzve.” – tha Avni Ahmeti, nga Njësia e Zjarrëfikësve-Tetovë.  

Edhe nga QMK në Tetovë thonë se nga shiu i rrëmbyeshëm ka pasur dëme të shumta si në vetura, podrume si dhe bllokim të rrugëve.

“Dëmet janë të mëdha, edhe nëpër vetura kemi paraqitje të shumta. Ne si qendër rajonale që i mbulojmë 6 komunat e rajonit të Pollogut, dëme ka pothuajse në secilën komunë. Në disa fshatra malore uji mund të jetë me ngjyrë, qytetarët mos të frikësohen, të shfrytëzojnë  uj të  ambalazhuar ose të vlohet i njëjti, nuk është i dëmshëm për shëndetin, por ngjyrën e ka ndryshuar shkaku i kushteve. Mbrëmë e kishim rrugën e Vejces të bllokuar, rruga 171-172  problem që paraqitet në qytet, rrugët tek UEJL, poashtu edhe spitali i Tetovës me një infrastrukturë kritike është në rrezik potencial.” – deklaroi Arlinda Muharemi, nga QMK-Tetovë.

Nga njësia e zjarrëfikësve apelojnë qytetarët që të kenë kujdes, në rast të shiut të rrëmbyeshëm, qyetatërt të mos shfrytëzojnë hyrjet daljet në qytetin e Tetovës me vetura, të qëndrojnë nëpër shtëpi që të evitojnë pasojat nga shiu. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)