Mickoski takon ambasadoren gjermane, Dreksler
Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka realizuar takim me ambasadorën gjermane Petra Dreksler, ku siç kumtojnë nga Qeveria janë shkëmbyer mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për progresin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Mickovski, ka vënë në dukje rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke theksuar se mbështetja nga pala gjermane është e një rëndësie vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë.
“Gjermania është me interes tonë të madh strategjik, partner dhe mik. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta” ka thënë Mickoski.
Ndërkohë Ambasadorja Dreksler ka konfirmuar përkushtimin e Gjermanisë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut, ku ka shprehur gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që parashikohen në periudhën e ardhshme.
Takimi, siç theksohet përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
