VMRO-DPMNE, BDI-LSDM shpenzuan miliona, ngeci infrastruktura

27.06.2024 16:18

LSDM-ja dhe BDI-ja shpenzuan qindra milionë euro...

LSDM-ja dhe BDI-ja shpenzuan qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve për rrugë dhe hekurudha që jo vetëm nuk i ndërtuan, por që nuk bënë asnjë përparim nga ajo që gjetën, akuzon Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE.

Theksoi se shthurja e LSDM-së dhe BDI-së më së shumti është vërejtur në ngecjen e infrastrukturës në vend, ku padyshim prioriteti kryesor i tyre ishte fryrja e çmimeve të tenderëve dhe puna ka ngelur në vend.

Bëhet fjalë për rrugën Prilep - Gradsko, pjesa Drenovë - Farish, autostrada Kërçovë-Ohër, autostradën Shkup-Bllacë dhe hekurudha për Bullgari, e cila kushtoi 220 milionë euro më shumë se sa ishte parashikuar.

“Çmenduria e qeverisë nuk u ndal me kaq. Ka vazhduar edhe me autostradën Shkup – Bllacë, e cila për 10 kilometra duhet të kushtojë mbi 180 milionë euro, që është 80 milionë më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Një rritje për të cilën JPDP nuk ka dhënë një shpjegim specifik për nevojën e rritjes së mjeteve financiare.” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski.

Duke u bazuar në Raportin e Entit Shtetëror të Revizionit, tha se në pjesën më të madhe të projekteve infrastrukturore jo vetëm që janë rritur kostot e projekteve dhe janë zgjatur afatet e zbatimit, por në disa prej tyre ekziston rreziku i kostove shtesë për arbitrazh, procedura që duhen paguar nga shteti. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)