Takimi Mickoski-Gir, Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në

27.06.2024 17:33

Kryeministri, Hristijan Mickoski...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, ka pritur sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e shtetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri Mickoski, theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Bashkimi Evropian për proceset reformuese dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta.

Ambasadori Gir konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur reformat dhe projektet kyçe që janë paraparë në periudhën e ardhshme.

Takimi përfundoi me një marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.