Konflikti i Izraelit me Gazën dhe Libanin, OKB kritikon SHBA-në që mbeshtet luftën e Izraelit
Kombet e Bashkuara ngrenë alarmin se lufta midis Izraelit dhe Hamasit...

Kombet e Bashkuara ngrenë alarmin se lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës mund të përhapet në tërë rajonin e Lindjes së Mesme.
Shefi i ndihmave të Kombeve të Bashkuara tha se vendi më i rrezikuar tashmë nga lufta është Bregu Perëndimor, ku ka një prezencë të fuqishme të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
Griffiths, gjithashtu kritikoi SHBA-në që i jep Izraelit mbështetje finaciare për të përhapur konfliktin.
”Ne jemi të shqetësuar për potencialin e lartë për më shumë tragjedi dhe vdekje të mëtejshme në Bregun Perëndimor, si dhe, natyrisht, kërcënimet dhe mundësitë e konfliktit në Liban. Pabarazia ndërmjet sasisë së parave që derdhë SHBA-ja për Izraelin. E dini? Më shumë se dy trilion dollarë shepnzohen për luftën dhe sasia e parave të shpenzuara për ndihmën humanitare dhe krijimin e paqes është një pabarazi mahnitëse. Kjo është e turpshme.” – tha Martin Griffiths nga Zyra për Koordinimin e çështjeve humanitare.
Me tone të ashpra dhe kërcënuese është shprehur Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, i cili tha se synon të shkatërroj Hezbollahun dhe nëse Izraeli dëshiron, mund ta kthej Libanin në kohën e gurit.
“Jemi të përkushtuar të kthejmë pengjet në shtëpi. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë. Le të dihet se lufta jonë nuk është me popullin e Libanit, por është kundër Hezbollahut, dhe ne jemi të përkushtuar për këtë. Nëse duam mund ta kthejmë Libanin në epokën e gurit.” – deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant.
SHBA-ja i ka dhënë Izraelit ndihmë sigurie me vlerë rreth 6.5 miliardë dollarë, e cila ka shkaktuar vrasjen e rreth 40 mijë palestinezëve në Rripin e Gazës.
Lajmi i publikuar nga "The Uashington Post", zbulon se SHBA-ja i ka dhënë mbështetje intensive Izraelit për sulmet në Gaza.
“Izraeli ka shqetësime legjitime për sigurinë, dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është marrëveshje ndërmjetësimi që i japin personelit të OKB-së garancitë që ata mund të ofrojnë, se ata mund të veprojnë në mënyrë të sigurt duke mbrojtur ende Izraelin. Shqetësimet legjitime të sigurisë." – u shpreh Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Miller.
Ambasada e SHBA-ve në Bejrut tha se amerikanët nuk duhet të udhëtojnë në jug të Libanit, respektivisht në zonën kufitare me Sirinë dhe vendbanimet e refugjatëve mes frikës së një lufte të plotë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah.
Tensionet përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin janë rritur mes sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite derisa Tel Avivi po vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, ku janë vrarë të paktën 37.700 palestinezë që nga tetori i kaluar pas sulmit nga grupi palestinez Hamas. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
