Qeveria: Do të shqyrtojmë rritjen e pensioneve
Në seancën e sotme të Qeverisë...

Në seancën e sotme të Qeverisë pritet të shqyrtohet edhe mundësia për rritjen e pensioneve, duke u paralajmëruar rritje edhe për 300 mije pensionistë brenda këtij viti.
Qeveria theksoi që kjo ishte çështja që u diskutua në takimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe dy ministrave, Fatmir Limani dhe Gordana Dimitrievska Koçovska.
Ministrja e Financave, Dimitrievska – Koçoska ka sqaruar që është duke u përgatitur ribalanci i buxhetit, me qëllim që të ketë para për rroga dhe pensione.
Ajo ka paralajmëruar shkurtim të shpenzimeve që joproduktive dhe joprioritare.
“Gjendja është shumë e keqe. Definitivisht sfida është e madhe. Nuk them se nuk do të përballemi. Udhëzimet që i dhashë janë se prioritet duhet të kenë rrogat dhe pensionet”. - tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Ajo theksoi që në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor mungojnë 2.5 miliardë denarë që do të merren nga fushat tjera, duke saktësuar që këto para nuk do të vijnë nga kredia njëmiliardëshe e paralajmëruar.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të gjithë pensionistëve në vend nga shtatori do t’u rriten pensionet për 2.500 denarë. Rritje të re për 2.500 denarë do të ketë në mars të vitit të ardhshëm.