QMK për stuhinë e djeshme, ka raportime për makina të dëmtuara

28.06.2024 12:19

Qendra e menaxhimit të krizave...

Qendra e menaxhimit të krizave njofton mëngjesin e sotëm se ende po vijnë njoftime për makina të dëmtuara dhe ndërtesa të përmbytura nga stuhia e mbrëmshme.

Në numrin e urgjencës është raportuar se në orën 03:22 një pemë ka rënë mbi  tre automjete në rrugën në komunën e Karposhit, ndërsa sot në mëngjes është pranuar raport tjetër për një veturë të dëmtuar në të njëjtën rrugë. 

Raport është marrë edhe për dëmet materiale të shkaktuara në fabrikën e kompanisë “La Plast”.

Për momentin ndërtesa është përmbytur deri në 50 centimetra nën ujë. Informata për rrëshqitje të dheut ka edhe  në rrugën e Prilepit drejt Kavadarit, që është në mes të tunelit dhe fshatit Drenovë, ku rrëshqitja është në të dyja korsitë.

Shërbimet kompetente janë njoftuar dhe kanë bërë të ditur se menjëherë do të dërgojnë një ekip në terren.