Debat i ashpër mes Bajden dhe Tramp
Presidenti demokrat, Xho Bajden, dhe rivali i tij republikan, Donald Tramp...

Presidenti demokrat, Xho Bajden, dhe rivali i tij republikan, Donald Tramp, kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi çështjen e ekonomisë, abortin, imigracionin dhe politikën e jashtme gjatë mandateve të tyre në debatin e tyre, duke u dhënë votuesve një mundësi për të parë krah për krah kandidatët më të moshuar presidencialë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Bajden fliste me zë të ngjirur dhe ngatërroi fjalët në disa raste gjatë debatit, ndërsa zoti Tramp e goditi atë me kritika të njëpasnjëshme, që përfshinin disa gjëra të pavërteta që i ka thënë shpesh, duke përfshirë pretendimet se emigrantët kanë sjellë një valë krimi dhe se demokratët mbështesin vrasjen e foshnjave. Bajden e quajti rivalin e tij republikan “një njeri të shpallur fajtor për një krim”.
Ish Presidenti Trump u përgjigj duke përmendur gjyqin ndaj djalit të Presidentit Xho Bajden, Hunter Biden, në të cilin ai u shpall fajtor për akuzën se ka gënjyer në një formular për blerjen e një arme mbi historinë e përdorimit të drogës.Ish-presidenti Donald Tramp u ankua se emigrantët që po hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme po strehohen në “hotele luksoze” ndërsa veteranët e ushtrisë janë në rrugë.
Gjatë debatit, Bajden dhe Tramp ishin dakord në kundërshtimin e kushteve të presidentit rus Vladimir Putin mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.Tramp përsëriti pretendimet e tij se lufta nuk do të kishte filluar kurrë në radhë të parë nëse ai do të kishte qenë president.Bajden tha se Tramp do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO dhe do të rrezikonte një luftë në zgjerim.
Debati ishte një shans për të dy kandidatët që të flisnin për planet dhe vizionin e tyre për vendin dhe të bindin votuesit e pavendosur.
Një debat i dytë mes Presidentit Biden dhe ish Presidentit Tramp është caktuar të mbahet më 10 shtator.
