“Balancuesi” do ti takojë të kaluarës, Andonovski: Shfuqizimi do të bëhet në disa faza

28.06.2024 15:46

Minsitri i transformimit digital, Stefan Andonovski....

Minsitri i transformimit digital, Stefan Andonovski, përsëriti qëndrimin e qeverisë për hejen e balancuesit, duke sqaruar se kjo do të realizohet në disa faza. Siç bëri të ditur minsitri, faza e parë nis me kthimin e bazës ligjore të regjistrimit të viotit 2021, ndërsa më pas do të ndryshojë me ligj metodologjia deri në heqjen e plotë të balancuesit.

Megjithatë ai tha se ligji do të parasheh respektimin e plotë të vlerave kushtetuese, për përfaqësim të drejtë.  

“Heqja e balancuesit doi të shkojë në faza. Kjo është faza e pare të kthehemi në bazën ligjore të regjisrtrimit të vitit 2021, e më pas me ligj edhe ndryshimin e metodologjisë, do të shkojmë në heqjen e plotë të balacuesit, me çrast në tërsi do të repsektohet vlera themelore e kushtetutës për përfaëqsim të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike.” – tha Minsitri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Ministria e transformimit digjital poashtu kërkon zgjidhje për ta rregulluar veprimtarinë e punonjësve të pavarur mediatik të cilët punojnë dhe përfitojnë përmes platformave të ndryshme digjitale, tha Andonovski.

“Sa i përket  kategorisë “Freelancer” apo punonjësëve të pavarur mediatik të cilët punojnë në platforma elektronike, përkushtimi ynë si Qeveri është se do të njohim kategorinë  “Freelancer” si persona të cilët punojnë dhe përfitojnë mjete finansiare përmes platformave digjitale dhe po shpresojë se me ndryshimet e ligjit për mardhëniet e punës që janë në përgaditje e sipër edhe kjo kategori do të përfshihet  në këtë ligj” – u shpreh Minsitri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. 

Në suaza të kompetencave të ministrisë për transformim digjital është edhe Drejtoria për menaxhimin me librat amë, shërbimet e të cilës sipas Andonovskit tërësisht do të digjitalizohen. (Rexhep Qamili, TVM2)