Deari me dy fitore e një humbje në Tunizi
Me dy fitore dhe një humbje, tenisti i njohur shqiptar Shëndrit Deari ka përfunduar paraqitjen e tij në turneun fjuchërs të tenisit El Kantaoiu të Tunizisë...
“Diti” në mecin eliminator e fitoi suedezin Niklas Johanson me rezultatin bindës 6-1 dhe 6-2 në sete, për tu plasuar në turneun kryesor, ku në raundin e parë, u takua me francezin Vincent Suillerot.
Djaloshi nga Gostivari, edhe pse humbi setin e parë me rezultat 2-6, më pas, arriti të bëj kthesë totale, duke I fituar dy setet e ardhshme me 6-1 dhe 6-2 dhe duke u plasuar në raundin e dytë.
Aty, gjatë ditës së sotme u ndal nga spanjolli David Perez Sanz, nga I cili humbi me 2-0 në sete, 6-2 dhe 6-1. Fal dy fitoreve në Tunizi, Shëndrit Deari tani ka gjithsej katër pikë në rangimin e ATP-së, me ç`rast gjatë ditës së hënë, pritet të përmirsoj rangimin e tij.
MUSTAFA ADEMI