Aktualizimi i Marrëveshjes së Prespës, Micotakis nga Brukseli sërish vërejte vendit

28.06.2024 15:10

Athina zyrtare nga Brukseli...

Athina zyrtare nga Brukseli sërish kritikon presidenten e shtetit Gordana Siljanovska - Davkovka dhe kryeministrin Hristijan Mickovski për shkelje të Marrëveshjes së Prespës.

Shefi i ekzekutivit helen, Kirijakos Micotakis, vlerëson se kreu  i shtetit tonë ka zgjedhur të përdorin emrin tjetër për përdorim të brendshëm dhe jo atë që ua kërkon kushtetuta.

Fqiu verior paralajmëron se kjo praktikë i’a ngadalëson Maqedonisë së Veriut procesin eurointegrues.

“I informova kolegët e mi para Këshillit Evropian për këtë zhvillim jo të mirë dhe poashtu u bëra me dije se në qoftë se Shkupi insiston në këtë linjë, do ta rëndojnë ose praktikisht do ta prishin lidhjen me familjen evropiane. Secili duhet t’i kuptojë pasojat nga veprimet e veta dhe ta dijë se respektimi i legjislativës së BE-së kalon nëpërmjet respektimit të marrëveshejve ndërkombëtare, të nënshkruara nga të dyja palët.” – tha Kryeministri i Greqisë, Kirijakos Micotakis.

Qeveria: Sillemi sipas marrëveshjes dhe ligjit

Por Qeveria jonë mohon pohimet greke për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës, duke shtuar se obligimet e marrëveshjes janë rrugë me dy kahje, që nënkupton edhe obligimet e Greqisë nëse nuk i ka plotësuar.

“Theksojmë se shteti vazhdon t’i respektojë obligimet e marra nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet e saja, përfshirë këtu edhe përdorimin e emrit “Maqedonia” si dhe emrin “Maqedonia e Veriut”, në formate adekuate të vërtetuara sipas Marrëveshjes dhe kushtetutës së vendit” – thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Ndërkohë, me Bashkimin Evropian nga 1 korriku udhëheq Hungaria. Budapesti zyrtar me deklaratë të fundit se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE për Hungarinë është interes ekonomik, politik dhe i sigurisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)