Seanca e parë e Qeverisë, rritje lineare të pensioneve për 5 mijë denarë

28.06.2024 16:09

Rritje e pensioneve për 5 mijë denarë....

Rritje e pensioneve për 5 mijë denarë, vendoset në seancën e parë të qeverisë. Kryeministri Hristijan Mickoski ndau lajmin në mediat sociale, duke shkruar se premtimi i dhënë para një viti po bëhet realitet.

“Në seancën e parë të mbajtur, paralajmëroj rritje lineare të pensioneve për 5 mijë denarë. Pagesa e parë prej 2 500 denarë do të bëhet në shtator, ndërkaq rritja tjetër prej 2 500 denarë do të vijoj në mars. Këtë premtim e dhash në takimin tim të fundit me pensionistët e Velesit. Sot do ti takoj. Po i përmbushim premtimet e dhëna para qytetarëve dhe së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Mickoski.

Me rritjen do të përfshihen 300 mijë pensionistë. Paratë do të sigurohen me ribalansin e buxhetit. Bëhet fjalë për rreth 80 milion euro. Rreth 40 milion euro janë për rritjen lineare, ndërkaq pjesa e mbetur për pagesë të pandërprerë të pensioneve.

Në fokus të ribalancit të buxhetit përpor pensioneve do të jenë edhe komunat dhe pagat.

Bëhen emërime kadrovike në institucione

Qeveria njëkohësisht i’u qas edhe emërimeve të reja kadrovike. Igor Janushev emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, Ivica Tomovski, vehet Drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Elena Petrova drejtoreshë e re e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Boban Nikollovski Drejtor i Doganave, Vlladimir Nelloski, Shef i kabinetit të kryeministrit.

Emërime edhe në Ministrinë e Brendshme. Aleksandar Janev emërohet Drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike, ndërkaq Sasho Petrushevski caktohet sekretar shtetëror në MPB.

U trajtua edhe situata si pasojë e motit të paqëndrueshëm i këtyre ditëve. Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski u angazhua të merr informacione nga komunat për lartësinë e dëmit të shkaktuar.

Njëkohësisht qeveria i mori të drejtën Universitetit Ndërkombëtarë  të Strugës për të themeluar fakultet për shkenca shëndetësore. (Meral Ismaili, TVM2)