Rreshjet e shiut dhe breshërit dëmtuan shumë shtëpi dhe të mbjellat
28.06.2024 17:49
Rreshjet e ditëve të fundit të shiut...

Rreshjet e ditëve të fundit të shiut të shoqëruara edhe me breshër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi kanë vërshuar disa shtëpi në lagjet e Shkupit, por edhe të mbjellat bujqësore.
Qytetarët ankohen se edhe pse në të kaluarën i kanë paraqitur dëmet, ato nuk u janë kompensuar, prandaj kanë frikë se mund të ju ndodh e njëjta gjë.
