Regjistrimi, Shqipëria ka 2 milion e 402 mijë banorë rezident
Instituti i Statistikave të Popullsisë dhe banesave...

Instituti i Statistikave të Popullsisë dhe banesave ku rezulton se në Shqipëri janë 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë ose rreth 420 mijë më pak se në censin e vitit 2011. Nga gjetjet kryesore rezulton se Tirana është e mbipopulluar, pasi 32% e popullsisë jeton në kryeqytet, dhe qarku me numrin më të vogël është Kukësi me vetëm 3%.
Rezulton se numri mesatar i familjeve shqiptare ka rënë në 3.2 anëtarë, kurse përpara 13 vitesh mesatarja ishte 3.9 anëtarë.
Rezultatet e këtij censi konfirmuan edhe trendin e plakjes së popullsisë si rezultat i uljes së lindshmërisë, pasi afro 667 mijë qytetarë i përkasin moshës mbi 60 vjeç. Referuar të dhënave të detajuara rezulton se mosha mesatare në Shqipëri është 42,5 vjeç.
Por si paraqitet shpërndarja e popullsisë në raport me besimin e tyre?
“Afro gjysma e popullsisë i takon besimit mysliman, ndjekur nga ai katolik. Ajo që vihet re në këtë cens është fakti që është dyfishuar numri i banorëve që nuk e kanë deklaruar besimin e tyre fetar, ndërkohë është rritur edhe numri i personave ateist”.
Kurse sa i takon debatit të madh mbi minoritetet kryeson Greqia.
Nga rezultatet e CENS tregohet se në vendin tonë jetojnë 23.485 persona me shtetësi greke, ndjekur nga egjiptianët me 12.375 persona, më pas janë bullgarët me mbi 7 mijë, aromunët me 2.4 mijë, e vijohet me maqedonasit me 2.2 mijë banorë.
