Tenis

Masters Montekarlo, Federer eliminohet nga Monfils

16.04.2015 18:29

Roger Federer është surpriza e parë e turneut të Montekarlos. Tenisti zviceran u mund në dy sete nga francezi Gael Monfils...

Roger Federer është surpriza e parë e turneut të Montekarlos. Tenisti zviceran u mund në dy sete nga francezi Gael Monfils, duke mos kaluar dot përtej 1/8-ve të finaleve. Rezultati i takimit: 6-4 dhe 7-6. 
 
Federer, finalist i këtij turneu vitin e kaluar, e nis kështu shumë keq sezonin e turneve në pista dheu, aty ku ai gjithmonë ka hasur vështirësi. Roger Federer bëri 38 gabime dhe shënoi vetëm 17 goditje fituese.
 
Zvicerani ka arritur 4 herë në finalen e turneut të Montekarlos, por kurrë nuk ka arritur ta fitojë atë. 
 
Tashmë, francezi Monfils do të ndeshet në çerekfinale me Grigor Dimitrov, i cili nga ana e tij mundi zviceranin tjetër, Stanislas Wawrinka, me rezultatin 6-1 dhe 6-2.
 
Ndërkohë, spanjolli Rafael Nadal ka kaluar në çerekfinale duke mundur me vështirësi amerikanin John Isner në tre sete: 7-6, 4-6 dhe 6-3.