Biden dhe Trump, debati i parë presidencial me sulme personale
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump....

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump, u përballën para votuesve të Amerikës në debatin e tyre të parë presidencial, i cili vazhdimisht kaloi në sulme personale dhe fjalë të ashpra.
Biden u përpoq vazhdimisht të ruante sferën e tij të mendimit, ndërsa Trump bëri një numër deklaratash duke iu shmangur përgjigjjeve konkrete të pyetjeve të moderatorëve.
Dy kandidatët u përplasën për shumë çështje: ekonominë, emigracionin dhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
“Ne do ta bëjmë këtë vend të suksesshëm përsëri, sepse tani është një komb i dështuar. Ishim një komb i respektuar në të gjithë botën, pastaj hyri ai (Bajdeni) dhe tani jemi bërë për të qeshur. Ne jemi si një bandë budallenjsh. Ajo që ndodhi me reputacionin e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e këtij njeriu është e tmerrshme” – tha ish Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Ideja se kam bërë ndonjë gjë të gabuar në lidhje me atë që po flisni është turp. Është thjesht një gënjeshtër. Numer një. Numri dy, ideja se ju keni të drejtë të kërkoni ndëshkim kundër çdo amerikani vetëm sepse jeni president është e gabuar. Asnjë president në historinë tonë nuk ka folur në këtë mënyrë.” – iu kundërpërgjigjë presidenti aktual, Joe Biden.
Në këtë debat Trump, tha se nuk do të pranojë dhënie të territorit ukrainas në asnjë marrëveshje paqeje me Rusinë. Trump tha më tej se ai nuk do të mbështeste kushtet e presidentit rus Vladimir Putin për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që do të lejonin Kremlinin të mbante çdo territor që aktualisht mban të pushtuar.
Biden, nga ana e tij, tha se Putin ka qenë i qartë për objektivat e tij në Ukrainë. Biden u shpreh se Rusia dëshiron të rivendosë atë që ishte pjesë e perandorisë sovjetike, jo vetëm një copë.
“Ai do gjithë Ukrainën. Kjo është ajo që ai dëshiron”, perfundoi Biden.
Ofendime dhe komente të ngjashme mes dyshes ka patur edhe mbi çështje tjera, ku është përmendur lufta në Gaza dhe tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
