Sindikata e pensionistëve përshëndetë vendimin për rritjen e pensioneve

28.06.2024 18:45

Sindikata e pensionistëve, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë...

Sindikata e pensionistëve, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 5000 denarë.

“Statusi socio-ekonomik i pensionistëve në Maqedoni në vitet e fundit është vërtet në nivel të palakmueshëm. Është e nevojshme të rriten pensionet në mënyrë që ato të jenë të mjaftueshme për të siguruar një jetë të denjë për pensionistët. Shpresojmë që në të ardhmen me Qeverinë e re të kemi një dialog social të drejtë dhe korrekt dhe të hedhim në tryezë të gjitha problemet që prekin pensionistët”, thonë nga Sindikata e pensionistëve.