Maqedoni
Parashikimi i motit
29.06.2024 09:57
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Era parashikohet të jetë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19°C, kurse maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37°C. UV=8.
Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34°C.
Në ditët e fundjavës dhe të hënën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.
