Botë

Kurti: Policë sigurimi falas për mërgimtarët

29.06.2024 14:14

Prej të hënën mërgimtarët nga Kosova që vijnë në vendlindje me automjetet e tyre mund të marrin falas policën...

Prej të hënën mërgimtarët nga Kosova që vijnë në vendlindje me automjetet e tyre mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muajore. Këtë e ka bërë të ditur kryemisnitri i kosovës Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook, duke theksuar se edhe këtë verë Kosova i pret bashkatdhetarët krahë hapur e me zemrën plot.
 
“Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti. 
 
Nga data nji korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën. Misnitri i financave Hekuran Murati ka sqaruar se polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse. 
 
GULTENE SINANI