Maqedoni

Zgjedhjet për kryetarë të LSDM-së, për votimin e së dielës janë paraqitur 23 mijë antar

29.06.2024 14:32

Rreth 23 mijë anëtarë të LSDM-së janë paraqitur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë...

Rreth 23 mijë anëtarë të LSDM-së janë paraqitur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, në zgjedhjet që do të mbahen të dielen. Materiali zgjedhorë po distribuohet deri tek Komisionet zgjedhore partiake, ndërsa nga partia shpresojnë në zgjedhja të drejta dhe demokratike. 
 
Në garë  janë katër kandidat. Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual Venko Filipçe, ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale Slavjanka Petrovska, drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski dhe zëvendësministri për shoqëri informatike dhe administratë, Aleksandar Bajdevski.
 
Njëri nga kandidatët akuzoi për parregullsi në lidhje me listat, por nga LSDM sigurojnë se procesi do të jetë legjitim.
 
“Po është e vërtet se ne e vazhduam afatin për regjistim aktiv për tre ditë por ajo ishte në kërkesë të organizimev komunale, sepse  edini që populli jonë ka praktikë që disa çështje ti mbarojë në moment të fundit dhe thanë se u duhet kohë shtesë që ti fusin disa paraqitje që ishin fizike, e dini që kishim edhe paraqitje në mënyrë elektronike. Kjo ishte në marrëveshje me kandidatët për vazhdimin e afatit. Lista zgjedhore pas asaj u mbyll.”, tha Snezhana Kalevska Vançeva, antare e komisionit zgjedhorë.
 
Anëtarët do të mund të votojnë për njërin prej kandidatëve në organizatat komunale të partisë nga ora 08:00 deri në 20:00, në 77 qendra votimi. Për të zgjedhur kreun e partisë, njëri prej kandidatëve duhet të marrë 50 për qind plus 1 të votave. Ndryshe do të ketë një raund të dytë mes dy kandidatëve me më shumë vota. Ai që do të zëvendësojë Kovaçevskin në kryesinë e partisë do të ketë mandat vetëm deri në mars, sepse LSDM nuk arriti të sigurojë kuorum për mbajtjen e kongresit për ta ndryshuar statutit. Pas disfatës më të madhe historike të LSDM-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit, të gjithë premtuan reforma në parti dhe kthimin e saj në rrugët e duhura.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI