Maqedoni
Mickoski: Lufta kundër korrupsionit prioritet i qeverisë
29.06.2024 15:51
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga prioritetet kryesore të qeverisë...

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Paralajmërimi vjen nga Kryemsintri hristijan Mickoski, i cili ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskin.
“Po dërgoj mesazh të qartë: Askush nuk është mbi popullin, ligjin dhe Kushtetutën. Do të ketë përgjegjësi për krimin që shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Ajo përgjegjësi duhet të jetë me emër dhe mbiemër, pavarësisht prejardhjes së personit.”, thekson Mickoski në një postim në rrjetet sociale.
Kjo sipas kryemsinitrit është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Qeverisë për përmirësimin e sistemit juridik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet.
