Futboll

Nisin punimet në stadiumin e Qytetit në Tetovë

16.04.2015 18:33

Komuna e Tetovës sot zyrtarisht filloi punimet për rekonstruimin e stadiumit të qytetit të Tetovës...

Fillimisht punimet startuan në terrenin e fushës dhe paralelisht me këtë në rrjedhë është edhe studimi I fizibilitetit nga ku do të shqyrtohet mundësia e partneritetit privato-publik për rekonstruim.

Pas terrenit rekonstruimi do të vazhdojë me përforcimin e tribunave respektivisht mbulimin e tribunës lindore, ndricimin e stadiumit, rekonstruimin e zhveshtoreve konform standarteve të UEFA-s në mënyrë që Tetovës t’i ofrohet një stadium i denjë dhe adekuat për ndeshje vendore dhe ato me karakter ndërkombëtarë.