Botë
Ukrainë, një i vrarë 12 të plagosur
29.06.2024 16:29
Një person është vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë...

Një person është vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë, pas goditjes nga raketat ruse të ndërtesës shumëkatëshe në Dnipro.
Shpëtimtarët ukrainas kanë arritur ta nxjerrin një njeri të gjallë nga makina e dëmtuar nga sulmi me raketa ruse në një bllok apartamentesh. Ky është njëri nga dy personat që u shpëtua nga blloku i apartamenteve në Dnipro, pas goditjes nga një raketë ruse, e cila shkatërroi shumë apartamente në katet e larta.
Më shumë se 100 shpëtimtarë me 25 njësi pajisje u vendosën në vendin e ngjarjes, ku një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë pas sulmit, duke dëmtar 11 makina. Ministri i Brendshëm Ihor Klimenko paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet pasi njerëzit mbeten të bllokuar brenda ndërtesës.
Presidenti Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar ushtrinë të zmbrapsë sulmet e rregullta ajrore të Rusisë.
