Maqedoni

Parashikimi i motit

30.06.2024 09:47

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë...

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38°C. Indeksi UV do të jetë 9. 
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, pasdite me vranësira të ulëta deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36°C.
 
Moti të hënën kah fundi i ditës, e sidomos ditën e martë do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër.