Botë
Francë, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare
30.06.2024 10:01
Në Francë po mbahet rundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...

Në Francë po mbahet rundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat për herë të parë në histori mund ta sjellin në pushtet partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.
Me luftën e Rusisë kundër Ukrainës që është në muajin e tretë dhe me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit, mbështetja për partinë Tubimi Kombëtar – që është kundër migrantëve dhe është euroskeptike – është rritur, pavarësisht zotimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, se do të parandalojë ngritjen e kësaj partie.
Qendrat e votimit në mbarë Francën u hapën në ora 08:00 dhe do të mbyllen 12 orë më vonë. Pas mbylljes së votimeve do të nisë publikimi i projeksioneve, që rëndom parashikojnë rezultatin me një shkallë të saktësisë. Zgjedhjet për 577 ulëset e Asamblesë Kombëtare janë një proces me dy runde. Përbërja e Parlamentit të ri do të bëhet e qartë vetëm pas rundit të dytë që do të mbahet më 7 korrik. Të drejtë vote kanë rreth 49 milionë shtetas francez.
