Maqedoni
SPB Tetovë: Një alpinist humbi jetën pasi ka rënë në humnerë
30.06.2024 13:18
Një alpinist ka humbur jetën pasi ka rënë në humnerë....
Një alpinist ka humbur jetën pasi ka rënë në humnerë. Tragjedia ka ndodhur gjatë ditës djeshme kur një grup aplinistësh, ishin nisur drej shpellës “Apilica”.
Njëri nga alpinistët i moshës 69-vjeçare ka rënë në humnerë, me çka ka marrë lëndime në kokë, që kanë rezultuar fatale për jetën e tij. Nxjerrja nga humnera është bërë nga njesitet speciale ajrore. Ai është dërguar në Spitalin ”8 Shtatori” me helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është konstatuar vdekja.
Siç njofton Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë: “Më 29 qershor 2024 në ora 12.10 në Stacionin Policor në Rostushë është denoncuar se në vendin e quajtur “Rrjedhja e ujëvarave”, S.P.(69) nga Shkupi me një grup alpinistësh, duke ecur shtegut të pacaktuar drejt shpellës “Apilica”, ka rënë në humnerë dhe ka marrë lëndime në kokë. Njësitet policore nga Departamenti për njësite ajrore në bashkëveprim me Njësitin special “Tigrat”, e kanë hequr S.P. nga humnera dhe me helikopterë të MPB-së e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.
