Maqedoni

Ageler: S’ka bisedime për Prespën e as me Bullgarinë

30.06.2024 13:40

Nuk do të ketë bsiedime shtesë as për marrveshjen e Prespës me Greqinë e as me Bullgarinë...

Nuk do të ketë bsiedime shtesë as për marrveshjen e Prespës me Greqinë e as me Bullgarinë për bisedimet me BE-në. Kështu ka derklaruar për Radion Evropa e Lirë ambasadorja amerikane në Shkup Anxhela Ageler, e pyetur nëse SHBA-të përgadisin dialog të ri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullarisë.  
 
“Ato marrveshje janë bërë. Nuk ka bisedime të reja për Prespën, nuk ka bisedime të reja për përparimin drejt BE-së. Ajo është shum e qartë.”, tha ambasadorja amerikane në Shkup Anxhela Ageler.
 
Ageler: Të kënaqur që Mickoski u betua me Veriore
 
Ambasadorja amerikane në intervistë ka potencuar se është e kënaqur që kryemisntiri i ri Hristijan Mickoski dhe minsitrat e tij e përdorën emrin kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë dhënies së betimit. 
 
“Të jemë shum e qartë. Marrvëshja e Prespës është absolutisht historike për shtetin. E dij se ishte tejet e vështirë për shum njerëz në vend, që të pranojnë ndryshimin e emrit por kjo ishte marrveshje ndërkombëtare me të cilën u pajtuan qeveria e atëhershme dhe shum nga bashkësia ndërkombëtare. Ne gjithsesi ishim pjesë e atij procesi dhe apeluam. Ajo ishte diçka që i ndihmoi Maqedonisë së Veriut, tani të jetë pjesë e NATO-s dhe fitoi shum mundësi që të përparojë në BE. Ishim shum të kënaqur që kryemisnitri i ri  dhe misnitrat e tij thanë “Veriore” gjatë betimit. Kjo është me rëndësi kyçe dhe pjesë fundamentale e Marrveshjes. Tani do ta ndjekim me vëmendje se si respektohet.”, u shpreh Ageler.
 
E pyetur se si e sheh emrimin e Stoilkoviqit si zëvendës kryemisnitër i cili është i afërt me Moskën, ambasadorja amerikane thot se ajo nuk e njeh Stoilkoviqin por ka filluar takimet formale me qeverinë e re. Ambasadorja amerikane ka takuar kryemsinitrin dhe minsitrin e mbrojtjes dhe siç tha ajo ka zhvilluar biseime të mira edhe për Ukrainën, me çrast ka marr garanca nga ata për përkrahjen e Ukrainës nëpërmjet NATO-s.   
 
GYLTENE SINANI