Maqedoni
LSDM zgjedh kryetarin e ri të partisë
30.06.2024 13:56
LSDM-ja sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë do të zgjedhë lider të ri të partisë...

LSDM-ja sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë do të zgjedhë lider të ri të partisë. Votimi po realizohet në 77 qendra votimi, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 23 mijë anëtarë të partisë.
Në garën për lider të ri të LSDM-së janë Venko Filipçe, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski, pasi ish ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja aktuale Sllavjanka Petrovska, përmes një shkrese deri tek Komisioni zgjedhorë partiak ka njoftuar se e tërheq kandidaturën përshkak të disa parregullsive të evidentuara.
“Sapo realizova të drejtën e votës për zgjedhjet brendapartiake për Kryetarë të LSDM-së. Sipas informatave të deritanishme nga të gjitha organizimet komunale në vned, gjithkund zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të qetë dhe ka një energji pozitive mes shokëve e shoqëve që dakin në zgjedhje. Dy-tre ditëve të fundit në opinion kishte disa vërejtje dhe dyshime sa i përket legjitimitetit të procesit. Për procesin zgjedhorë është i angazhuar Komisioni qendror zgjedhorë e cila pasi analizoi të gjitha vërejtjet i njoftoi të gjithë kandidatët se ato vërejtje janë të pabaza dhe se procesi është legjitim.”, u shpreh kandidati për kryetar të partisë LSDM, Venko Filipçe.
“Pres që deri në fund të ditës do të respektohet paraimi për proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik dhe se antarët e LSDM-së sot do të zgjedhin një fillim të ri që duhet të fillojë nesër. Ajo që mua po më brengosë në procesin e deritanishëm të votimit është se kam informacionë që një numër i madh i antarëve tanë nuk iu është mundësuar të votojnë edhe pse paraprakisht kanë pasur të gjitha kushtet e plotësuara. Të gjitha këto raste evidentohen. Kemi kontrollorë në të gjitha vendvotimet.”, u shpreh kandidati për kryetar të partisë LSDM, Jovan Despotovski.
“Unë kam reaguar ndaj deklaratave të shoqes sime Slavjanka Petrovska, mendoj se ka akuza të rënda, kam thirrur publikisht sekretarin e përgjithshëm dhe komisionin zgjedhor të sqarohen, deri më tani nuk ka qenë kështu.Shpresoj që në periudhën e ardhshme puna të mos ndalet këtu. Ne kemi organizata partiake, duhet të bëjmë raporte të duhura dhe këtë do ta bëj veçanërisht për bazën e të dhënave dhe keqpërdorimin e të dhënave të anëtarëve tanë.”, u shpreh kandidati për kryetar të partisë LSDM, Aleksandar Bajdevski.
Ndërkohë, nga Komisioni zgjedhorë partiak njoftojnë se procesi i votimit po realizohet pa pengesa. Rreth orës 22:00 jozyrtarisht pritet të njoftohen rezultatet e para.
“Votimi po zhvillohet mirë, ashtu siç është e paraparë, në pajtueshmëri me Statutin, Rregulloren si dhe të gjitha ato akte nënligjore që ne si Komision qendror zgjedhor i kemi miratuar. Vendvotimet do të mbyllen në ora 20 dhe shpresoj se në periudhe relativisht të shkurtër të gjjitha votat do të numërohen dhe ti marim rezultatet.”, tha Snezhana Kalevska Vançevska, Antare e Komisionit qendrorë zgjedhorë partiak.
“Votimi po zhvillohet në kushte normale, në atmosferë të qetë dhe demokratike. Në kontinuitet vinë antarë për të votuar.”, tha Daniella Nastova Pishtollova, Kryetare e Komisionit zgjedhorë në Kisella Vodë.
Pritjet e një pjesë të antarëve të anketuar nga TVM janë se duhet të fitojë më i miri dhe ti kthehet forca LSDM-së që e pësoi në zgjedhjet e fundit.
“Mendoj se më i miri duhet të fitojë, unë e zgjodha më të mirin. Ne si antarësi qëndruam me besnikëri dhe shpresë se do të bëhët mirë pas asaj katastrofe që ndodhi.”, tha një antar i LSDM-së.
“Dua që të kalojnë në atmosferë demokratike të jenë rregulare, të fitojë ai për të cilin antarësia mendon se është më i mirë. Dua bashkim, ndjeshmëri, të mos i dëgjojmë fjalët që i dëgjuam deri më tani. Atë retorikë nuk e dua, dua që të jemi ajo LSDM që kemi qenë dhe do të jemi.”, u shpreh një antar i LSDM-së.
Katër kandidatët këtë muaj zhvilluan fushatë parazgjedhore, duke paralajmëruar reforma në parti, si dhe bashkim të anëtarësisë.
Deri më tani, në krye të partisë ishin Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Shekerinska, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.
FLORIJE BELULI KAMBERI
