Maqedoni
Regjistrimi në Shqipëri, përplasje mes partive maqedonase në Shqipëri
30.06.2024 15:15
Partitë e minoritetit maqedonas në Shqipëri janë të ndara rreth rezultateve të regjistrimit të vitit të kalua...

Partitë e minoritetit maqedonas në Shqipëri janë të ndara rreth rezultateve të regjistrimit të vitit të kaluar në Shqipëri, që ka rezultuar me përgjysmimin e numrit të maqedonasve në krahasim me regjistrimin e vitit 2011. Kryetari i komunës së Pustecit Pali Kolefski nga Aleanca Maqedonase që është në koalicion me Partinë Socialiste të kryemisnitrit Rama, thot se regjistrimi ishte korrekt dhe se parregullsitë eventuale duhet denoncuar te organet shtetërore.
“Është prokuroria që duhet të hetojë në qoftë se ka, minimumi unë do të rekomandoja që këto të denoncohen që të qartësohen këto gjëra. Orientimet e qeverisë shqiptare ishin që regjistruesit duhet të ishin të pa anshëm dhe të pa ndikuar nga asnjë institucion.”, tha kryetari i komunës së Pustecit, Pali Kolefski.
Por Vasil Strejovski kryetar i Partisë Maqedonase për Integrim që është në opozitë tha se komuniteti maqedonas është manipuluar nga segmentet e qeverisë bullgare, të cilët janë paisur me pasaporta në këmbim të ndryshimit të etnisë. Edhe kryetari i partisë së Lirisë Pandi Jani thot se në atë rajon nuk ka bullgar. Kjo ishte dëshmuar me regjistrimin e vitit 2011 thot ai duke shtuar se ajo kohe të regjistruarit ishin 100% maqedonas. Jani kërkon dorëheqjen e krytarit të Pustecit por edhe të ambasadorit maqedonas në Tiranë Danço Markovski, i cili sipas tij nuk u është kundërvënë këtyre parregullsive të pretenduara. Ai paralajmëron se partia e tij do të organizoj vet një regjistrim.
“Këtu tek ne nuk ka asnjë bullgar të gjith jemi maqedonas. Unë si kryetar i partisë, sëbashku me organizatën maqedonase Prespa do të fillojmë regjistrim shtëpi më shtëpi, njeri për njeri, sepse këta nuk i kanë regjistruar të gjith maqedonasit, i kanë regjistruar vetëm ata që ju konvenojnë atyre.”, tha kryetari i partisë së Lirisë, Pandi Jani.
Regjistrimi në Shqipëri, Ambasadori Bullgar i kënaqur
Por ambasadori i Bullgarisë ka mbetur i kënaqur nga ky regjistrim në të cilin janë regjistruar rreth 7 mijë shtetas të Shqipërisë me etni bullgare.
“Rezultatet janë pranuar nga të gjithë. Deklaratat politike i jep çdokush sipas interesit politik. Ne e vlerësojmë qeverinë se krijoi kushte që banorët me origjinë bullgare të shprehnin lirshëm përkatësinë e tyre. Jmei shum të surprizuar nga rezultatet.”, tha ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivazlo Kirov.
Sipas regjistrimit të vitit të kaluar në Shqipëri jetojnë 7 mijë bullgar, të cilët jetojnë në zonat e njëjta me maqedonasit kryesisht në Pustec, Gollobordë dhe Gorë ku janë regjistruar 2281maqedonas.
Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ndaj rezultateve për Regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, prej ku thonë se nuk pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve etnikë në vend. Po ashtu, kjo Ministri shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior” përkatësisht përdorimin e emrit të shtetit si zëvendësim për një bashkësi etnike. Ministria e Jashtme ka paralajmëruar se do ta thërrasë ambasadorin Danço Markovski për konsultime urgjente.
GYLTENE SINANI
