Maqedoni
TVM 2: Askush nuk ka të drejtë të flasë në emrin tonë
16.04.2015 18:41
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë , mbajti sot një debat në të cilin ekspertë të mediave diskutuan se cfarë servisi publik i duhet Maqedonisë...

Të ftuar, njerëz për të cilët SHGM mendon se janë kompetentë për të folur per mediat dhe për servisin publik në vecanti. Mesa duket njerëzit e SHGM-së që i japin të drejtë vetes të flasin e të diktojnë formatin e politikës redaktuese të servisit publik, harruan më kryesoren.
Harruan që servisi publik është medium specifik, që funksionon në 7 gjuhë, në dy kanale kryesore televizive dhe tre kanale radio si dhe kanalet plotësuese satelitore dhe kanalet radio. Harruan edhe më kryesoren, që RTVM nuk është vetëm kanali i parë televiziv TVM 1, që ishte i ftuar në debat, por është edhe servisi i dytë programor, TVM2.
TVM 2 është servis më vete, me politikë redaktuese tërësisht të ndryshme nga TVM 1. Vërtetë ndajmë të njejtën ndërtesë dhe të njejtin emër, por SHGM duhet ta kishte mësuar deri tani se TVM 2 është në shërbim të qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë dhe si e tillë, asnjëherë nuk do të ketë politikë të njejtë redaktuese me servisin që i drejtohet pjesës tjetër të popullsisë.
Ka kaluar koha të nderuar drejtues të SHGM-së , kur servisi shqip përkthente lajmet e servisit maqedonas.
Përderisa Agjencia për Media, dhe misionet e ndryshme ndërkombëtare këtu në Maqedoni, monitorimin e RTVM-së ka kohe që e bëjnë në mënyrë të veçantë për të dy kanalet, po ashtu edhe lëvdatat, sygjerimet apo vërejtjet vijnë ndaras për të dy kanalet e servisit public, SHGM cuditërisht ende ka mbetur në kohën kur programi shqip, vetëm fliste shqip e mendonte maqedonisht.
SHGM kujtohet për sevrisin në gjuhën shqipe vetëm kur vjen koha e zgjedhjes së drejtuesve të saj, ndryshe për SHGM-në , servisi shqip nuk ekziston dhe është e mjaftueshme ftesa vetëm për drejtuesit e TVM 1 të cilët sipas SHGM-së janë kompetentë të flasin edhe në emër të TVM 2.
Të nderuar drejtues të SHGM-së, TVM 2 ka zërin e saj dhe e ka mjaft të fuqishëm e nuk I lejojmë aksujt, as kolegëve të TVM 1 , të bëjnë politikën tonë redaktuese e të flasin në emrin tonë.
Është mirë që para se të flisni për servisin publik, ti njohni specifikat e tij. Vetëm atëherë të punësuarit shqiptarë do ta ndjejnë se SHGM flet në emër të tyre e jo se debaton sa për tu arsuyetuar se po merret me dicka.
Falenderojmë publikisht panelistët tuaj, që vunë re mungesën e TVM 2 në debat.
Ata më shpejt se ju e kanë kuptuar se ndarja e politikës redaktuese të dy kanaleve të servisit publik, është fitorja më e madhe që kemi arritur ndonjëherë që nga ekzistenca e servisit shqip në RTVM, dhe nuk i lejojmë askujt, as SHGM-së, të thërasë të tjerët të flasin në emrin tonë. Ne dimë të flasim vet.
MIGENA GORENCA
