Maqedoni
Mickoski: Nga ribalanci 250 milion euro për komunat
30.06.2024 15:51
Kryeministri Hristian Mickoski ka paralajmëruar 250 milionë euro nga Buxheti...

Kryeministri Hristian Mickoski ka paralajmëruar 250 milionë euro nga Buxheti për zhvillim dhe projekte kapitale në komuna.
Në takimin e punës së kryemisnitrit Mickoski me ministren e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska dhe ministrin e Vetqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, u konfirmua mënyra në të cilën do të shpërndahen mjetet për komunat. Sipas paralajmërimeve, pas rishikimit dhe vendimit të Qeverisë në fund të muajit të ardhshëm, Ministria e Vetqeverisjes Lokale do të shpallë thirrje në të gjitha komunat që të aplikojnë për këto mjete. Mickoski theksoi se mjetet janë të dedikuara për investime kapitale, duke përfshirë shkolla, kopshte, ujësjellës, kanalizime dhe infrastrukturë rrugore.
“Premtuam zhvillim të komunave dhe tani e realizojmë këtë përmes sigurimit të 250 milionë euro për zhvillim infrastrukturor. Në këtë mënyrë, realisht e përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe e vendosim shtetin në funksion të nevojave të tyre. Është koha që shteti të bëjë më shumë për çdo qytetar. Me të gjithë energjinë punojmë në realizimin e asaj që e kemi premtuar.”, shkroi Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.
