Maqedoni
Ahmeti: Qeveria nuk ka legjitimitet etnik
30.06.2024 16:08
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka pralajmruar se Fronti Evropian do të demonstrojnë pakënaqësi...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka pralajmruar se Fronti Evropian do të demonstrojnë pakënaqësi për mosrepsektimin e legjitimitetit të Frontit Europian. Sipas Ahmetit qeveria aktuale nuk ka legjitimitet etnik.
“Do të demonstrojmë pakënaqësinë tone, revoltën tone me vendimin e tyre jo të drejtë që nuk respektuan legjitimitetin e fituar nga BDI dhe Fronti të cilët bashkë bënë fushatën dhe bashkë shënuam fitoren e radhës. Para 18 vitesh ky gabim është bërë. Brenda 15 muajsh u organizuan zgjedhje të parakohshme, në ato zgjedhje të parakohshme fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe filloi reflektimi në drejtim të respektimit të votës së lirë.”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
