Maqedoni
Mucunski dhe Hasani në Dubrovnik, flasin për regjistrimin në shqipëri
30.06.2024 16:31
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski ka bërë të ditur se për çështjen e regjistrimit në Shqipëri...

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski ka bërë të ditur se për çështjen e regjistrimit në Shqipëri ka folur me ministrin Igli Hasani me të cilin ndodhen në forumin në Dubrovnik.
Pas kësaj bisede mes dy minsitrave menjëherë janë kontaktuar shërbimet shqiptare për të korrigjuar gabimin e pretenduar nga Shkupi zyrtar se është bërë me Censin e vitit 2023 në Shqipëri.
“Hasani më njoftoi se për atë pyetje ishte një gabim teknik. Sinqerisht do të them se i jam mirënjohës për ndërhyrjen e shpejtë.”, ka bërë të ditur Mucunski. Ai tha se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski e kanë përcjellur situatën.
Paraprakisht, përveç përdorimit të termit “Maqedonasit e Veriut”, ministria e Jashtme e RMV ka reaguar edhe për rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, të cilat, siç pretendohet nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë në Shqipëri.
